20 gjërat që askush nuk ju thotë për një të porsalindur
Kur isha në pritjen e bebes tonë të parë, bëmë çdo kurs dhe mësim para lindjes që ishte në dispozicion. Por edhe nëse i kryeni të gjitha mësimet apo kurset, do të ketë ende pjesë të vogla informacioni që njerëzit i lënë jashtë për një arsye ose një tjetër.
Fjala "i porsalindur" sjell disa kategori në mendje menjëherë, kështu që le të fillojmë me gjumin. Është një fakt i njohur se nëse keni një të porsalindur mund të prisni që të keni netë pa gjumë, por a e dini se:
1. Është krejtësisht normale që foshnjat të zgjohen gjatë natës
Kur të keni një fëmijë të ri, mund t'ju garantoj se dikush do të pyesë "a flen beba mirë?". JO. JO. Jo, sigurisht që nuk po flen mirë, dhe as nuk supozohet të jenë duke fjetur gjthë natën. Foshnjat e porsalindura nuk e kanë konceptin e ditës dhe natës, ata nuk e dinë se dita është për të qenë zgjuar dhe nata është për të fjetur. Zgjimi gjatë natës është normal.
2. Është krejtësisht normale që ata të duan të mbahen në duar gjatë gjithë kohës
Të mbahesh gjatë gjithë kohës është gjithçka që bebet e kanë ditur. Ato e kanë kaluar gjithë jetën e tyre deri tani (të nëntë muajt e saj) duke u mbajtur fort në barkun tuaj, të rehatshëm dhe të ngrohtë gjithmonë, kështu që sigurisht që duan të mbahen. Ato kanë nevojë për mbajtje në krahë nga nëna e tyre.
3. Të porsalindurit flenë shumë
Ndryshe nga sa sugjeron #1, të porsalindurit flenë shumë! Ata në thelb hanë, flenë, jashtëqisin, dhe kjo përsëritet. Kategoria tjetër janë pelenat. Natyrisht, ju do të ndrroni shumë pelena gjatë tërë kohës, por gjithashtu:
4. Juve do t'ju urinojnë dhe bëjnë me jashtëqitje
Kur djali im ishte i porsalindur, ai e bëri misionin e tij që t'a urinonte babin e tij çdo ditë. Ai do të priste derisa pelenja e tij të hiqej dhe pastaj të urinonte. Me vajzat është pak më ndryshe sepse urinimi nuk do të jetë aq intenziv sa është me djemt nëse ju urinojnë.
5. Të porsalindurit mund të kenë organet gjenitale të ënjtura dhe vajzat mund të kenë mini perioda
Kur lindi fëmija i dytë, brenda dy ditëve të para, ajo kishte pak gjak në pelenën e saj. Mamia e kontrolloi dhe tha se është krejtësisht normale për shkak të të gjitha hormoneve që nxitojnë rreth trupit të saj. Ajo gjithashtu kishte organe gjenitale shumë të fryrë dhe gjoks të fryrë. Nuk i ndodh çdo bebeje, por është krejtësisht normale nëse ndodh.
6. Asnjëherë nuk mund të keni mjaft peceta të lagura
Këtu ja vëre pikën.
Po i afroheni fundit të tremujorit të tretë, "a keni organizuar të gjitha?". Ju mund të mendoni se përgjigja për këtë është "po", megjithatë:
7. Mund të jeni sa më të përgatitur nga ana njerëzore, por do të jeni ende duke bërë blerje online në 3 të mëngjesit
Kur lindi djali ynë, ne fjalë për fjalë kishim një lindje në amazon çdo të dytën ditë për javët e para. Çfarë po blija? Kush e di, por në orën 3 të mëngjesit, ishte shumë e rëndësishme që ta bleja menjëherë.
8. Nuk do të dilni më kurrë nga shtëpia në kohë
Për të cituar bashkëshortin tim "sa herë që dalim nga shtëpia, duket sikur do të përfundojë në divorc". Të largohesh nga shtëpia me një fëmijë nuk është kurrë e thjeshtë, pikërisht kur mendon se je gati, Suprizëëëëëë- kërciti nevoja, dhe pelena duhet ndërruar.
9. Paketoni një ndërrim rrobash për ju
Unë kurrë nuk kam bartur rroba me vete për veten time, deri sa pështyma e bebes një ditë derisa ishim në park më shkoi në shpinë.
Tjetra në listë është ushqyerja. Nëse po planifikoni të ushqeni me gji, dijeni këtë:
10. Fëmija juaj do të mësojë gjithashtu se si të ushqehet me gji
Foshnjat nuk dalin vetëm nga barku duke ditur të ecin, por është një proces mësimi me shumë prova dhe gabime. Ushqyerja me gji është e njëjtë.
Nëse po planifikoni të ushqeni me shishe, a e dini se:
11. Do të rrjedhësh qumësht
Gjinjtë tuaj janë përgatitur për të ushqyer me gji, kështu që derisa të marrin mesazhin se qumështi nuk është i nevojshëm, me të vërtetë do t'ju rrjedhin (poashtu edhe nëse ushqeni me gji, gjinjtë tuaj do t'ju rrjedhin poashtu). Pavarësisht se si zgjidhni ta ushqeni fëmijën, gjirin , shishe ose të dyja:
12. Nuk do të hani më kurrë një vakt të nxehtë
Gjatë fazës së të porsalindurit, djali dhe vajza ime vendosën që mua më lejoheshin vetëm vakte dhe ushqime që ishin të ftohta, ndërkohë që unë i ushqeja ata, i ndrroja pelenën ose i qetësoja pasi qanin.
13. Jo të gjitha foshnjat do të ushqehen lehtë
Ka një milion komplikime dhe çështje të ndryshme që mund të bëjnë që ushqyerja të jetë paksa problematike në fillim.
Kalimi në shëndetin mendor - një temë paksa serioze, por jashtëzakonisht e rëndësishme.
14. Është normale të mos lidheni menjëherë me fëmijën tuaj
Është gjithashtu normale të lidheni menjëherë. Gjithkush arrin në atë pikë në kohën e vet.
15. "Baby blues" mund të zgjasin disa javë
Si me djalin ashtu edhe me vajzën time, blues-i im zgjati tre javë. Thënë kjo, “baby blues” nuk është i njëjtë me depresionin pas lindjes dhe gjithmonë duhet të diskutoni se si ndiheni me familjen, miqtë dhe mjeken tuaj, pavarësisht nëse mendoni se është thjeshtë emocion apo diçka më serioze.
16. Me siguri do të humbisni një pjesë të vetes
Të bëhesh një nënë e re është masive. Ndryshon identitetin tuaj dhe shpesh mund të ndiheni sikur e keni humbur veten tuaj të vjetër në muajt e parë. Mos u shqetësoni, ajo është ende atje dhe do të shfaqet në një datë të mëvonshme.
Tani për disa gjëra të ndryshme:
17. Të gjithë kanë një mendim për çdo gjë
Jo specifike për të porsalindurin, kjo do të vazhdojë gjatë gjithë rrugëtimit tuaj prindëror dhe është një fushë e përgjakshme e minuar.
18. Tremujori i katërt është një gjë e veçantë
Shijoje këtë. Seriozisht.
19. Gjeni kohë për ta shijuar atë
Faza e të porsalindurve është kalimtare dhe ata nuk do të jenë më kurrë kaq të vegjël. Kaloni ditë në divan të strukur, punët e shtëpisë do të presin.
20. Është çmenduri sa shpejt do t'i harroni të gjitha këto dhe do të vendosni ta bëni të gjithën përsëri nga filllimi
Javët e para pas lindjes së djalit tonë, isha e bindur se ai do të ishte një fëmijë i vetëm dhe se nuk do të bëja më fëmijë të tjerë. Tani ai ka një motër katër muajshe.
Shënim
Ky Artikull një postim i një prindi kontribues dhe mendimet e shprehura janë të tyret. Nëse jeni të shqetësuar për fëmijën tuaj, flisni me mjekun apo mjeken tuaj.