Rreth nesh

Baby Molla është një biznes familjar nga Prishtina, i themeluar në vitin 2017 nga një nënë e katër fëmijëve.

Nga ilustrimi te napa

Ne ishim ndër të parët në Kosovë që filluam me dizajnimin e napave për bebe. Ndërsa shumica i importojnë produktet ose përdorin dizajne të gatshme, ne çdo dizajn e krijojmë vetë: fillimisht e ilustrojmë me dorë ose në mënyrë digjitale, pastaj e dërgojmë në printim dhe në fund e qepim në Prishtinë. Kështu kemi krijuar një larmi të madhe dizajnesh, si Drenusha, Balenat, Ylberët Boho dhe Pranvera.

Gratë në qendër

Për ne, Baby Molla nuk është vetëm një dyqan. Qëllimi ynë kryesor është fuqizimi i grave, dhe shumica e punëtoreve tona janë gra.

Me kujdes për bebin dhe natyrën

Çdo produkt që ju mbërrin në shtëpi është dizajnuar dhe qepur me kujdes nga ekipi ynë i vogël, dhe paketimet tona janë ekologjike.

Faleminderit që jeni pjesë e familjes Baby Molla!