Lista e plotë për bebin e porsalindur: çfarë ju duhet vërtet
Kur pret bebin e parë, listat në internet duken pa fund, dhe shpesh blen gjëra që nuk i përdor kurrë. Këtu kemi mbledhur vetëm gjërat që ju duhen vërtet për muajt e parë, të ndara sipas dhomave dhe momenteve të ditës. Në fund gjeni edhe listën e shkurtër për ta ruajtur ose printuar.
1. Për gjumin
Bebet e porsalindura flenë shumë, prandaj këtu ia vlen të investoni pak më shumë.
- Krevat ose djep me dyshek të fortë
- 2–3 çarçafë me llastik, që të keni gjithmonë një rezervë kur njëri është në larje. Shiko çarçafët
- Thes gjumi: e mban beben ngrohtë pa batanije të lirshme. Shiko thasët e gjumit
- 2–3 napë muslini: për mbështjellje, për gjidhënie, për karrocë, si peshqir ose mbulesë. Gjëja më e përdorur në shtëpi! Shiko napat
- 1–2 batanije për karrocë dhe për kohën kur bebi është zgjuar. Shiko batanijet
- Fole për bebe: e rehatshme për pushim gjatë ditës, nën mbikëqyrje. Shiko foletë
Për gjumë të sigurt: mjekët këshillojnë që bebi të flejë në shpinë, në dyshek të fortë, pa jastëkë, pa jorganë të trashë dhe pa lodra në krevat gjatë vitit të parë. Jastëkët dhe jorganët janë për më vonë, ose për lojë dhe dekor. Për çdo pyetje, konsultohuni me pediatrin tuaj.
2. Veshjet për 0–3 muajt e parë
Bebet rriten shpejt, prandaj mos blini shumë në madhësinë më të vogël. Një sasi e mjaftueshme për fillim:
- 6–8 bodi ose benkica
- 4–6 pantallona ose kominoshe
- 2–3 kapele të buta pambuku. Shiko kapelet
- 4–6 palë çorape
- 1 veshje e trashë për dalje, nëse lind në dimër
Zgjidhni pambuk ose muslin: janë të butë, marrin frymë dhe nuk e irritojnë lëkurën e ndjeshme. Shiko veshjet
3. Banja dhe kujdesi
- Vaskë e vogël për bebe
- 2 peshqirë me kapuç: ngrohin kokën pas banjës. Shiko peshqirët dhe ponçot
- Krehër i butë dhe dorezë larjeje. Shiko krehërat
- Pelena, letra të lagura dhe krem për pelenë
- Termometër
- Gërshërë e vogël për thonjtë e bebes
4. Ushqyerja
- Jastëk për gjidhënie: shumë mamave u lehtëson shpinën dhe krahët. Shiko jastëkët për gjidhënie
- 4–6 gushore muslini. Shiko gushoret
- Napë muslini për supe: e njëjta napë nga lista e gjumit
- Biberonë, nëse planifikoni t'i përdorni
- Meme dhe mbajtëse për meme, nëse bebi i pranon. Shiko memet
5. Për dalje
- Karrocë dhe ulëse makine (e detyrueshme për udhëtim me makinë)
- Çantë për gjërat e bebes
- Batanije ose napë për karrocë. Shiko për karrocë
- Bartëse sling: duart e lira, beba afër. Shiko bartëset sling
6. Çfarë NUK ju duhet (ende)
- Shumë veshje 0–1 muaj: shumë bebe i tejkalojnë për pak javë.
- Këpucë: nuk duhen deri sa bebi të fillojë të ecë.
- Shumë lodra: në muajt e parë bebit i mjafton fytyra juaj.
- Pajisje që i përdorni një herë: më mirë i huazoni nga dikush.
Lista e shkurtër për ta ruajtur
☐ Krevat ose djep me dyshek të fortë
☐ 2–3 çarçafë me llastik
☐ Thes gjumi
☐ 2–3 napë muslini
☐ 1–2 batanije
☐ 6–8 bodi
☐ 4–6 pantallona ose kominoshe
☐ 2–3 kapele
☐ 4–6 palë çorape
☐ Vaskë dhe 2 peshqirë me kapuç
☐ Pelena, letra të lagura, krem
☐ Termometër dhe gërshërë për thonjtë
☐ Jastëk për gjidhënie
☐ 4–6 gushore
☐ Karrocë dhe ulëse makine
☐ Çantë për gjërat e bebes
Çdo produkt Baby Molla është qepur me dorë në punëtorinë tonë në Prishtinë, nga pëlhura të buta pambuku dhe muslini. Nëse doni një dhuratë të gatshme për një mami të re, shikoni setet tona të dhuratave.
A ju mungon diçka në listë? Na shkruani në Instagram @baby.molla, dhe lista do të rritet me këshillat tuaja!