Mbështjellëse 80x100 ~ Zemra kafe
Mbështjellëset e Baby Molla janë shumë funksionale dhe mund të përdoren për karrocë fëmijësh, derisa ushqeni bebën me gji, dhe natyrisht në plazh si një shtrojë apo mbulesë.
Kjo mbështjellëse është prej bambuje, materiali që njihet për butësinë e tij të veçantë, dhe është e lehtë dhe e freskët në lëkurën e bebes.
- E butë si lëkura e bebes
- E ilustruar digjitalisht
- Materiali: 70% bambu, 30% pambuk
- Madhësia: 80cm x 100cm
- Kujdesi: Kujdesuni për të: lajeni në programin delikat, maksimumi 20-30 gradë. Kështu kujdeseni edhe për ngjyrat dhe jetëgjatësinë e saj.
- Mos përdorni detergjent të fortë apo zbardhues.
Të çertifikuara nga standardi global i tekstilit organik (GOTS), mbështjellëset tona janë bërë për rehati maksimale, me ngjyra me bazë uji, të sigurta për bebet.
* Ngjyra e produktit mund të ndryshojë lehtësisht varësisht nga monitori.
* Ky dizajn është ilustruar me dorë nga Baby Molla dhe është i mbrojtur me ligj (LIGJI Nr. 04/L-065) mbi të drejtat e autorit. Çdo kopjim do të ndiqet me ligj.
Kosovë - 2.50 euro (1-2 ditë pune)
Shqipëri - 5 euro (2-4 ditë pune)
Maqedoni e Veriut - 5 euro (2-4 ditë pune)