Jorgan muslini + këllëf jastëku ~ Nata
✋Qepur me dorë në Prishtinë · Made in Kosovo
Jorgan 2 në 1 prej muslini me dizajnin Nata, i mbushur, së bashku me këllëf jastëku. Është dyanësh: nga njëra anë ka dizajnin Nata, nga ana tjetër është i bardhë, kështu që e ndërroni pamjen e krevatit sipas dëshirës.
Muslini i pambukut është i butë dhe merr frymë, ndërsa mbushja e bën jorganin të ngrohtë e të rehatshëm për gjumin e bebes. Një dhuratë e bukur për dhomën e bebes.
Detaje:
- Set: jorgan i mbushur + këllëf jastëku
- 2 në 1: dizajn nga njëra anë, i bardhë nga tjetra
- Muslin pambuku
- Jorgani: 110x80 cm
- Këllëfi i jastëkut: 35x45 cm
- I qepur në punëtorinë tonë në Prishtinë
Kujdesi: Lajeni me dorë ose në programin delikat, ose në pastrim kimik.
Kosovë - 2.50 euro (1-2 ditë pune)
Shqipëri - 5 euro (2-4 ditë pune)
Maqedoni e Veriut - 5 euro (2-4 ditë pune)