Set për djem: jelek, pantallona dhe papion ~ E gjelbër
Set për djem me jelek, pantallona dhe papion me llastik, ngjyrë e gjelbër – Baby Molla

Set për djem: jelek, pantallona dhe papion ~ E gjelbër

Çmimi i rregullt€29,99
/
TVSH e përfshirë. Transporti llogaritet në arka.

Mosha
Qepur me dorë në Prishtinë · Made in Kosovo

Një set elegant për djemtë e vegjël: jelek, pantallona dhe papion, në një ngjyrë të gjelbër të butë me strukturë të lehtë pëlhure. Ideal për festat e fundvitit, ditëlindjen e parë, dasma, fotografi ose çdo ditë të veçantë.

Jeleku i hapur vishet lehtë mbi një bluzë ose këmishë. Pantallonat kanë llastik në bel për rehati gjatë gjithë ditës, xhepa anësorë dhe skaje të kthyera për një pamje klasike. Papioni vjen me llastik, që të vendoset lehtë rreth qafës.

Qepet me porosi, sipas moshës që zgjidhni, brenda 1–2 ditësh.

Detaje:

  • Set: jelek + pantallona + papion me llastik
  • Materiali: pambuk
  • Pantallona me llastik në bel dhe xhepa
  • Ngjyra: e gjelbër
  • Bluza e bardhë në foto nuk përfshihet në set
  • Moshat: 0-3, 3-6, 6-9, 9-12, 12-18 dhe 18-24 muaj

Kujdesi: Lajeni me dorë.

Kosovë - 2.50 euro (1-2 ditë pune)

Shqipëri - 5 euro (2-4 ditë pune)

Maqedoni e Veriut - 5 euro (2-4 ditë pune)

This site is protected by hCaptcha and the hCaptcha Privacy Policy and Terms of Service apply.

Krijuar me dashuri

Kapelet tona janë të krijuara me shumë kujdes dhe të dizajnuara për të mbajtur kokën e të voglit tuaj të ngrohtë.

Shih Kapelet

Pako të riciklueshme

Të gjitha porositë tona paketohen në paketa kartoni të cilat janë të riciklueshme dhe nuk e dëmtojnë ambientin rreth nesh, sepse ne mendojmë për të ardhmen e të vegjlive tanë.