Thes për maksikozë 2 në 1 ~ Të dua
✋Qepur me dorë në Prishtinë · Made in Kosovo
Thes 2 në 1 për maksikozë me shkrimin “të dua”, që e mban bebën ngrohtë dhe të mbështjellë gjatë udhëtimeve me makinë dhe shëtitjeve në ditët e ftohta. Është dyanësh: nga njëra anë pelush i butë dhe i ngrohtë, nga ana tjetër pambuk saten, kështu që mund ta përdorni nga ana që ju përshtatet.
Ka vrima për rripat e sigurisë, prandaj bebja mbetet e lidhur siç duhet në maksikozë, dhe lidhëse që e mbajnë thesin të fiksuar mirë.
Detaje:
- 2 në 1, dyanësh: pelush + pambuk saten
- Me vrima për rripat e sigurisë
- Me lidhëse për t’u fiksuar mirë
- E qepur në punëtorinë tonë në Prishtinë
Kosovë - 2.50 euro (1-2 ditë pune)
Shqipëri - 5 euro (2-4 ditë pune)
Maqedoni e Veriut - 5 euro (2-4 ditë pune)